Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryekuvendari Krasniqi, po qëndron në Belfast të Irlandës, ku po vazhdon punimet Konferenca ndërkombëtare parlamentare për ndërtimin e paqes
, 04.02.2010
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Ibrahim Gashi, shefi i Kabinetit të kryetarit , Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për marrëdhënie me jashtë, Skënder Reçica po qëndrojnë në Belfast të Irlandës, ku po vazhdon punimet Konferenca ndërkombëtare parlamentare për ndërtimin e paqes. Në Konferencë, e cila trajton aspekte të ndryshme paqendërtuese në vendet e dala nga konflikti po marrin pjesë përfaqësues të 40 vendeve nga bota.
Të premten, pritet që Konferenca t’i mbyllë punimet me një marrëveshje të përbashkët të pjesëmarrësve. Gjatë punimeve të Konferencës kryetari Krasniqi bashkë me anëtarët e delegacionit pati takime të shumta me përfaqësues – pjesëmarrës të vendeve të ndryshme, por edhe me personalitete, si Lordi Roberston etj. Këto takime u shfrytëzuan edhe për të sensibilizuar, sidomos vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, për ta bërë atë.
Zoti Krasniqi i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Londër, z. Muhamet Hamiti, takoi edhe drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Daniell Cearn.
Sot në Asamblenë e Irlandës së Veriut, kryekuvendari Krasniqi u prit nga kryetari i Asamblesë, zoti Wiliam Hay. Kryetarin Hay, z. Krasniqi e njoftoi me zhvillimet në Kosovë, me rezultatet e arritura pas shpalljes së pavarësisë dhe me punën e Kuvendit të Kosovë. “Ne po takohemi me udhëheqjet e parlamenteve të vendeve të ndryshme me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve të rregullta dhe shkëmbimit të përvojave”, theksoi z. Krasniqi. Në këtë funksion zoti Krasniqi e ftoi mikpritësin për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe në Kuvendin e saj. Zoti Hay bëri një paraqitje të punës së Asamblesë që ai drejton, të vështirësive nëpër të cilat ka kaluar Irlanda e Veriut dhe të rezultateve të shënuara politike që ka arritur viteve të fundit.
Ai shprehu kënaqësinë për të arriturat e Kosovës dhe gatishmërinë që bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve të thellohet edhe më. “Ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë në të gjitha fushat ku keni nevojë dhe ku mundemi”, theksoi zoti Hay. Takimi kaloi në një frymë miqësie dhe bashkëpunimi.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, nesër, do të marrë pjesë në përfundimin e punimeve të Konferencës, kurse të shtunën kthehet në atdhe.