Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 08.02.2010
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, kërkoi propozime tjera nga Instituti Gjyqësor i Kosovës për anëtarë të Këshillit Drejtues të tij.
Edhe pse anëtarëve të këtij këshilli mandati u ka skaduar që para gjashtë muajve, komisioni vendosi kështu për faktin se askush nga të propozuarit nuk përfaqësonte komunitetet pakicë(ashtu siç është e paraparë me ligj).Komisioni në mbledhjen e kryesuar nga Bahri Hyseni kryetar, vendosi që t’i drejtohet me një letër këtij Këshilli, që në afat sa më të shkurtër të bëjë propozimet në harmoni me ligjin, dhe këtë çështje ta procedojnë në Kuvend.
Komisioni në mbledhjen e sotme bëri edhe planifikimin buxhetor për këtë vit. Nga njëzet mijë euro që ka në dispozicion komisioni, vendosi që sipas nevojave ato të përdoren për konsulta të ekspertëve ligjorë, tryeza dhe dëgjime publike, në mënyrë që cilësia e ligjeve që do të procedohen në Kuvend të jetë sa më e mirë.
Anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe mundësinë e vizitave jashtë vendit, me ç’rast u pajtuan se ato janë të nevojshme për tu njoftuar me praktikat e parlamenteve të zhvilluara.
Në fund komisioni përkrahu propozimin e ri të Ministrisë së Drejtësisë , që anëtar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës të jetë Adem Vokshi.