Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi...
, 12.02.2010
Me iniciativë të Lëvzjes për Lobim në Sferën e Mjedisit Jetësorë (BELLS), nga Republika e Maqedonisë, sot në Kuvendin e Kosovës u realizua një takim ndërmjet një delegacioni parlamentar nga Republika e Maqedonisë dhe Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Komisionit, Naser Rugova, pasi iu shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi ata për vizitën, dha një pasqyrë të shkurtër rreth angazhimeve dhe punës që bën komisioni, në theks të veçantë i njoftoi për angazhimet e tij në sferën e mbrojtjes së ambientit.
“Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligje bazike që rregullojnë këtë fushë, megjithatë nuk kemi ende plan nacional hapësinor. Besoj që këtë vit do të fillojnë dy projekte të mëdha nacionale të Kosovës, Termocentrali Kosova e Re dhe autostrada Vërmicë-Merdar”, theksoi Rugova duke shtuar se, ato nuk do të vihen në funksion para se të bëhet vlerësimi mbi ndikimin e tyre në mjedis.
Duke folur për rëndësinë e vizitës së delegacionit të Parlamentit të Maqedonisë, ai tha se ajo është në vazhdën e përpjekjeve që bëjnë të dy shtetet, për të pasur një ambient sa më të pastër e të shëndoshë.
Koordinatori i grupit të deputetëve nga Maqedonia, Jovan Llazarev, falënderoi nikoqirët për pritjen e ngrohtë, dhe shtoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm për të dyja vendet.
“Ne kemi ujëra të përbashkëta, kemi të përbashkëta edhe problemet e termocentraleve”, theksoi Llazarev. Ai shtoi se përpjekjet e të dy palëve duhet të jenë të vazhdueshme, në mënyrë që ligjet të cilat miratohen në kuvendet përkatëse të jenë në harmoni me standardet e shteteve të BE-së.
Në fund bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin në interes të të dy vendeve.