Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari
, 17.02.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së Kuvendit dhe këshilltarët e tij, sot, në dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe ka vendosur një kurorë lulesh.
Në këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi, 17 Shkurtin e ka cilësuar si ditë të shënuar dhe festën më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Erdhëm për të vënë lule të freskëta mbi varrin e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të nderuar familjen Jasharaj dhe të gjithë Jasharët, që për Kosovën hapën një epokë të madhe, epokën e lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë. Duke u përkulur para këtyre varrezave, para këtyre burrave dhe grave, që gjithçka që patën e dhanë për të ardhmen tonë, ne i nderojmë të gjithë brezat e dëshmorëve, të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë rënë për lirinë tonë, për ardhmërinë e fëmijëve tanë”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari Krasniqi tha se edhe në shumë përvjetorë të tjerë, njerëzit e vdekshëm do ta kenë të vështirë ta çojnë në vend tërësisht amanetin e dëshmorëve.
“Për amanetin e tyre jemi duke u angazhuar, duhet të angazhohemi edhe më shumë, por për të çuar në vend atë, duhet të punojnë breza të tërë. Lavdi iu qoftë dëshmorëve!”, theksoi kryeparlamentari Jakup Krasniqi.