Lajmet e fundit
Studentë të Shkencave Politike vizituan Kuvendin e Kosovës
, 16.03.2010
Një grup prej 30 studentësh të vitit të tretë të Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, në shoqërim të shefit të Departamentit, prof. dr. Agim Zogaj, kanë vizituar sot Kuvendin e Kosovës, me ç’rast janë pritur edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Në një fjalë përshëndetëse, duke shfaqur kënaqësinë që po priste studentët, kryetari i Kuvendit të Kosovës i ka njoftuar ata me punën dhe funksionimin e legjislativit të vendit. Krasniqi ka adresuar një varg këshillash për përfaqësuesit e gjeneratës së re të politologëve, duke i cytur ata për thellim të studimeve, si rruga më e mirë për ndërtimin e personaliteteve të tyre, në të mirë të tyre, të familjeve dhe të popullit tonë në përgjithësi. Më pas, kryeparlamentari i Kosovës i është përgjigjur interesimit të studentëve në çështje të ndryshme që lidhen me punën e Kuvendit.
Në kuadër të praktikës institucionale në fushën e zëdhënies, studentët e DSHPAP-së zhvilluan një bashkëbisedim me përgjegjësin e Zyrës për media dhe marrëdhënie me publikun, Sherif Konjufca. Ata vizituan sallën e seancave plenare dhe zyra pune të administratës së Kuvendit dhe të komisioneve e të grupeve parlamentare.