Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 23.03.2010
Në seancën e Kuvendit të republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më një prill, 2010, do të shqyrtohet Rekomandimi i plotësuar (riformuluar) i Komisionit për Ekonomi,Tregti, Industri, Energjetikë dhe Telekomunikacion për Propozim-Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009 – 2018. Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.
Në këtë seancë Kuvendi parashihet ta ratifikojë Marrëveshjen për kredi dhe financim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Qeveritare Gjermane KfW Frankfurt am Main.
Projektligji për masat antidamping do të shqyrtohet për herë të dytë, ndërkaq seanca do të merret edhe me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave të Kosovës.
Si zakonisht, kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është shqyrtuar Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës, i cili i është kaluar Komisionit funksional për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion dhe Komisioni për t’i përgatitur Kuvendit raportin me rekomandime.
Është shqyrtuar, ndërkaq edhe Propozim-vendimi i Qeverisë për rritjen e numrit të stafit të Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar. Kryesia çështjen ia ka deleguar Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, për të përgatitur gjithashtu raportin me rekomandime. Të njëjtit komision i është deleguar edhe Propozim-vendimi i Qeverisë për rritjen e stafit të oficerëve korrektues në Burgun e Dubravës.