Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi …

, 23.03.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, kryesuar nga Myzejene Selmani, u diskutua rreth Projektligjit për Miniera dhe Minerale.

Pas shqyrtimit të këtij projektligji dhe pas miratimit në parim të disa amendamenteve, komisioni vendosi që sërish të vazhdojnë diskutimet në një nga mbledhjet e ardhshme, me qëllim që të harmonizohen qëndrimet rreth Projektligjit në fjalë.

Po ashtu, Komisioni miratoi edhe Raportin me Rekomandime për Projektligjin nr. 03/L-173 për Shërbimet Postare.

Në vijim të këtij takimi u bë e ditur se Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 18 mars 2010, pasi ka shqyrtuar Propozim –Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009-2018, ka ngarkuar Komisionin për Ekonomi…që në bazë të debatit të zhvilluar në seancën plenare dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së energjisë, t’i plotësojë rekomandimet për Strategjinë e Energjisë dhe t’ia paraqes Kuvendit për miratim në afatin sa më të shpejtë të mundshëm. Me këtë rast Komisioni për Ekonomi…, formoi grup punues, për hartimin e rekomandimeve lidhur me Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009-2018.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi …