Lajmet e fundit
Fjala e anëtarit të Kryesisë, Xhavit Haliti, në seancë
, 08.04.2010
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti,i cili në mungesë të kryetarit të Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, e ka drejtuar seancën e sotme plenare, që në hapje të saj e ka bërë të qartë qëndrimin e tij ndaj peticionit për rastin Kurti dhe për shqyrtimin e tij në Kuvend. Ai ka thënë:
Ta respektojmë shtetin demokratik
E mirëkuptoj sensibilitetin popullor që lindi, nxiti dhe realizoj Peticionin drejtuar Kuvendit, përmes të cilit i kërkohet organit më të lartë të pushtetit legjislativ të diskutojë për ngjarjet e shkurtit 2007 dhe të ndërpresë gjykimin e drejtuesit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurtit. Por, duke e mirëkuptuar motivin dhe dëshirën e mirë të Këshillit të Peticionit për t’u paraqitur dhe shqyrtuar ne këtë séancë, kam qene i vetmi që e kam kundërshtuar parashtrimin e diskutimin e këtij peticioni në Kuvend. Për këtë arsye ndjej nevojën, por edhe detyrimin tim personal të shpreh mendimin tim kundër zhvillimit të kësaj seance.
Kosova ka një histori relativisht të shkurtër si shtet i pavarur dhe ka një periudhë dhe më të shkurtër kohore si shtet demokratik (që nis me miratimin e Kushtetutës sonë).Si e tillë, si shtet i pavarur dhe demokratik, Kosova ka një përvojë tepër të pamjaftueshme. Prandaj edhe mundësia jone dhe e institucioneve tona për të gabuar, për të anashkaluar apo cenuar kërkesat dhe parimet e demokracisë është jo rrallë prezente. Dhe objekti në shqyrtim të kësaj seance kuvendore mendoj, madje kam bindjen se bie ndesh me shtyllën themelore të demokracisë –Ndarjen e Pushteteve! Për të qenë më i qartë, mendoj se duhet të vë në dukje dallimin mes shtetit dhe shoqërisë civile në një sistem demokratik. Shoqëria civile kuptohet përgjithësisht si një bashkësi shoqatash, organizatash, komunitetesh që bashkëpunojnë apo kundërshtojnë procese shtetërore në të mirë apo në dëm të interesave të qytetareve. Shteti, në të gjithë strukturën e vet institucionale ushtron pushtetin përmes ndarjes treshe: përmes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.
Seanca e sotme kuvendore është, me sa duket, rrjedhë e një skeme të tillë: pjesë të shoqërisë civile i janë drejtuar opinionit dhe kanë arritur të realizojnë peticionin drejtuar Kuvendit. Kryesia e Kuvendit, pasi e shqyrtoi kërkesën për diskutimin e kërkesës së Peticionit nga organi më i lartë legjislativ, miratoi, me përjashtim të votës sime, shqyrtimin e tij në seancë plenare. Tani po fillojmë ta ekzekutojmë këtë vendim. Me këtë që po ndodh, nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem dakord! Dhe arsyeja, që më detyron të mbaj këtë qëndrim të prerë është rrjedhojë elementare e logjikës së ndërtimit dhe funksionimit të demokracisë me ndarjen dhe pavarësinë e tre pushteteve. Nëse ne sot do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim (përmes votimit) për miratimin apo edhe rrëzimin e kërkesës së Këshillit të Peticionit, pra që pushteti gjyqësor ta ndërpresë apo ta vazhdojë procesin ndaj z.Kurti, kjo do të përbëjë një precedent antidemokratik të demokracisë sonë ende në stad fëmijëror.
Albin Kurti ka kurajon, argumentet dhe aftësi të përballet me organet e drejtësisë dhe të legalizojë pafajësinë. Organet e drejtësisë kanë gjithë hapësirën e nevojshme të veprojnë dhe të vendosin në bazë të ligjit. Shoqëria civile i ka të gjitha mundësitë për të shqyrtuar me çdo mjet e rrugë demokratike kur shteti dhe pushteti abuzojnë me pushtetin dhe me ligjin.
Me besimin që ma keni kuptuar thelbin e këtij diskutimi, do të dëshiroja dhe uroja që kjo séance kuvendore të gjente zgjidhjen për të mos u shndërruar në një precedent mosrespektimi e moszbatimi të parimit demokratik të ndarjes së pushteteve.
Ju faleminderit që më dëgjuat.