Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media
, 07.05.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u aprovuan amendamentet në Projektligjin për Shërbimin Civil të Kosovës dhe në Projektligjin për Pagat e Nëpunësve Civil, të hartuara nga grupi punues i përbashkët i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media dhe Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi. Amendamentet janë bërë sipas vendimit të seancës së 4 majit të Kuvendit të Kosovës për harmonizim të amendamenteve për këto dy projektligje.