Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 07.05.2010
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Petar Miletiç, sot mbajti mbledhje ku pike kryesore e rendit të ditës ishte implementimi i Ligjit për RTK-në. Edhe pse me kohë ishte ftuar për pjesëmarrje në mbledhje, për të dhënë informata dhe të dhëna të vlefshme për implementimin e këtij Ligji, kryetari i Bordit z. rrahman Paqarizi nuk erdhi, por edhe nuk e arsyetoi me kohë mosardhjen e vet në këtë mbledhje. Për këtë shkak anëtarët e Komisionit vendosën që t’ dërgojnë letër përcjellëse përmes së cilës shfaqin pakënaqësinë e vet për mospërgjigje.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e ICO-së, OSBE-së dhe KDI-së.
Pra, në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit diskutuan për Pr/ligjin për Kryqin e kuq, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, si dhe Pr/ligjin për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemes së kryqit të kuq dhe shenjave e sinjaleve tjera të posaçme, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, dhe me këtë rast nxorën dy vendime. I pari është që, si qëndrim i këtij Komisioni të jetë që në të dy Pr/ligjet ( në titull dhe tërë tekstin e ligjit), të figurojë si Kryqi i kuq i Kosovës dhe Gjysmëhëna e kuqe e Kosovës, dhe vendimi I dytë është që, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të përkrahë Grupin Parlementar 7+ për kërkesën e vet që në të dy pr/ligjet në vend të nënpikës së amendamentit të parë, të jetë një amendament i veçantë i këtij GP dhe kjo të zgjidhet në Komisionin funksional- Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të Pr/ligjit për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e e topografisë së qarqeve të integruara, me raportin e e Komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente, si dhe Pr/ligjin për klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente.