Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 11.05.2010
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar, ka diskutuar rreth përfundimeve të dala nga dëgjimi publik lidhur me kërkesat e pensionisteve dhe i ka rekomanduar Kuvendit që në njërën nga mbledhjet e ardhshme, të debatojë për gjendjen e tyre, ndërsa pas shqyrtimit të kësaj çështjeje, t’i miratojë propozimet e dhëna nga Komisioni dhe të njëjtat t’ia dërgojë Qeverisë.
Komisioni propozon që në procedurë urgjente të përgatitet Projektligji gjithëpërfshirës për Sigurimin Pensional Invalidor, i cili do të përfshinte sistemin e aplikuar nga Trusti i Pensioneve të Kosovës dhe Skemën e Pensioneve, të menaxhuar nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, të ndërmarrë masa konkrete për reformimin e Skemës së pensioneve, në mënyrë që nga kjo të përfitojnë personat që kanë kontribuar në Fondin e Pensioneve te Kosovës. Në të njëjtën kohë, përfituesit e tjerë të tanishëm të mos mbeten pa beneficione, por të barten në Skemën e Ndihmës Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, propozohet që Qeveria e Kosovës, për çështjen e Fondit të pensioneve të grabitura, të negociojë me Qeverinë e Serbisë dhe kjo të përfshihet në agjendë, si dhe të shqyrtohet mundësia e rritjes së pensioneve për personat që kanë kontribuar në fondin e pensioneve të mëparshme.
Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar edhe pikat që dalin nga plani i Veprimit për Komisionin, ku përfshihen: organizimi i një dëgjimi publik rreth krijimit të njësive për të drejtat e njeriut nëpër komuna, raporti i Avokatit të Popullit, personat e pagjetur, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e Komisionit.