Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

, 11.05.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i këtij komisioni, u shqyrtua projektligji 02-L-9 për Ujitjen e Tokave Bujqësore.

Komisioni kishte caktuar grupin punues në përbërje të deputetëve: Zef Morina dhe Elheme Hetemi. Komisioni analizoi dhjetë amendamentet e propozuara nga grupi punues, dhe vendosi që tetë t’i propozojë seancës plenare, ndërsa dy nga amendamentet të shqyrtohen në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor.

Komisioni debatoi edhe rreth vizitës studimore në Estoni që do tët realizojë në javën e ardhshme.
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor