Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 12.05.2010
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i cili duhet të shtrohet për miratim në parim në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës. Në cilësinë e Komisionit funksional, është thënë se projektligji synon ndryshimin e procedurës së emërimit të ambasadorëve dhe të shefave të misioneve diplomatike të Kosovës në vende të ndryshme të botës. Në këtë cilësi komisioni është pajtuar që projektligji në fjalë të procedohet në Kuvend, kurse për amendamentimin e tij është caktuar grupi punues në përbërje: Ibrahim Gashi, Slobodan Petroviq dhe Enis Kervan.
Duke e shqyrtuar bashkëpunimin e Komisionit për Punë të Jashtme me komisionet homologe, në takim është mbështetur ideja që gjatë pjesës së dytë të muajit shtator të mbahet në Prishtinë një takim i komisioneve homologe parlamentare të vendeve të rajonit, në të cilin do të bisedohej për marrëdhëniet rajonale dhe integrimet evropiane.
Kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, ka pohuar se ideja për këtë konferencë në Prishtinë është mbështetur nga Parlamenti i Bullgarisë, kurse konfirmime jozyrtare vijnë edhe nga parlamente të vendeve të tjera. Është arritur pajtimi, ndërkaq, që gjatë muajit qershor të përgatitet agjenda e këtij takimi dhe t’u përcillet pjesëmarrësve.
Me këtë rast anëtarët e komisionit janë njoftuar edhe me ftesat për vizita zyrtare të anëtarëve të komisionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Parlamentin e Maqedonisë, për të cilat vizita edhe janë precizuar emrat e pjesëtarëve të delegacioneve.
Anëtarët e komisionit janë njoftuar gjithashtu që një delegacion i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë do të vijë për vizitë nga 15-18 qershor.