Lajmet e fundit

Sabri Hamiti merr pjesë në Konferencën e Asamblesë së Unionit Europerëndimor

, 18.05.2010




Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Dr. Sabri Hamiti, po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Asambleja e Unionit Europerëndimor me temë „Zhvillimet e tanishme në Ballkanin Perëndimor“ që po mbahet në Zagreb, ndihmuar nga Kuvendi i Republikës së Kroacisë.

Konferenca mbledhë krerët e Komisioneve për Punë të Jashtme të Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, zyrtarë të lartë të Ministrive të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, si dhe udhëheqës të misioneve ndërkombëtare që drejtohen nga institucionet e BE-së.

Qëllimi i Konferencës është shqyrtimi i gjendjes ekzistuese në fushën e sigurisë dhe stabilitetit politik si dhe përparimi në fushën e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar përvojat më të mira të mëhershme si dhe ndihma e BE-së në këtë përpjekje.

Debatet në Konferencë do të japin informatat kryesore për raportin e Komitetit Politik të Asamblesë së Unionit Europerëndimor të titulluar „BE-ja dhe Ballkani Perëndimor“ që do të paraqitet për aprovim në sesionin plenar të Asamblesë në qershor 2010.

Dr. Hamiti është bashkëkryesues i Panelit të II që udhëheqë debatin për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Sabri Hamiti merr pjesë në Konferencën e Asamblesë  së Unionit Europerëndimor