Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 18.05.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar, u diskutua lidhur me fushëveprimin e komisionit, me theks të veçantë përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Plani i Veprimit për Raportin e Progresit. Është folur edhe për viziten e komisionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe takimin me ministrin e kësaj ministrie, z. Bajram Rexhepi.
Duke folur për punën e gjertanishme të kësaj ministrie, Rrustem Mustafa theksoi se ndjehet i kënaqur me angazhimin e ministrit Rexhepi dhe se prioritetet e kësaj ministrie janë më se të qarta. Po ashtu, Mustafa tha se nga ministri aktual pret stabilizim të infrastrukturës policore. Anëtarët e Komisionit kërkuan që gjatë takimit me ministrin Rexhepi të kërkohen sqarime lidhur me zbardhjen e rastit të Dhomës së Dëshmive.