Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 18.05.2010
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) për vitin 2009, dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtorët, ai i AAC-së, Driton Xhemaili dhe i KPMM-së, Ahmet Tmava. Drejtori i AAC-së, Xhemaili, fillimisht i njoftoi anëtarët e komisionit për misionin dhe vizionin e AAC-së. Ai me këtë rast theksoi se, AAC-ja i ka vënë vetes mision që të mbajë sa më lartë nivelin e standardeve të sigurisë në Kosovë në fushën e aviacionit civil, duke pasur vizion që të ofrojë sistemin më të mirë të mundshëm të aviacionit civil. Anëtarët e komisionit pas diskutimeve që bënë, e vlerësuan lart raportin duke inkurajuar kryetarin Xhemaili dhe stafin e tij që të vazhdojnë me këmbëngulësi për të tejkaluar sfidat që paraqiten, duke i ofruar mbështetje të pa kursyer edhe nga komisioni.
Në vazhdim anëtarët e komisionit shqyrtuan e dhe raportin e KPMM-së.
Drejtori i KPMM-së tha se raporti i është ofruar me kohë komisionit, ashtu siç është e paraparë me ligj. ”Jemi përpjekur që të ofrojmë pasqyrë të qartë të KPMM-së, duke përshkruar në mënyrë korrekte, me të dhëna të sakta punën që është bërë gjatë vitit 2009”, tha Tmava. Anëtarët e komisionit vlerësuan se edhe raporti i KPMM-së, plotëson të gjitha kushtet për procedim të mëtutjeshëm, ndërkaq për plotësime eventuale do të jenë aktiv duke dhënë kontributin e tyre gjatë shqyrtimit të këtij raporti edhe në seancë plenare.