Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 19.05.2010
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e kryesonte Nënkryetarja e parë e Komisionit, zonja Sanije Aliu, mbajti sot një mbledhje në të cilën pikë vetme e rendit të ditës ishte Diskutimi për çështjet e komuniteteve jo shumicë nga pikëpamja e legjislacionit për të drejtat e komuniteteve dhe përpjekjet për realizimin e tyre.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë përfaqësuesit ICO-së, OSBE-së, KDI-së, përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave në Kosovë (ECMI), si dhe anëtarët Këshillit Këshillëdhënës për Komunitete i Kosovës si dhe tre përfaqësues të Grupit Ndërkombëtar për të Drejtat Publike Politike (PILPG).
Në mbledhjen e lartpërmendur Drejtori Grupit Ndërkombëtar për të Drejtat Publike Politike, z. James Hooper, ka theksuar se PILPG si edhe deri më tani në shumë vende të botës edhe në Kosovë ka për qëllim që falas të japi këshilla juridike nga fusha e legjislacionit, pikërisht në fushën për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Ai theksoi se në bashkëpunim me ECMI-në dhe Këshillin Këshillëdhënës për Komunitete të Kosovës, ka për qëllim që të hartoi një projekt i cili do të përfshinte të drejtat dhe interesat e komuniteteve në fushën e legjislacionit dhe njëherazi zbatimin e këtyre ligjeve në jetën e përditshme në Kosovë.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit prekën edhe shumë tema tjera, pikërisht për problemet e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kështu që ata theksuan temën e papunësisë, që do të thotë punësimin jo adekuat të pjesëtarëve të komuniteteve në institucione qoftë në nivel qendror apo lokal, po ashtu edhe në institucionet publike në përgjithësi. U bë fjalë edhe përkitazi me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve(pikërisht të Gjuhës Turke, Boshnjake për ato mjedise ku është e rregulluar me ligj), për mosrespektimin e Ligjit për dhënien e dokumenteve personale dhe të udhëtimit në Gjuhën Turke, për mosrespektimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale, pikërisht për shkak të mos formimit të komunave të reja ( të komunave Bashnjake), për mosekzistimin e mësimit në Gjuhën Rome, për mos përcaktimin e statusit të komunitetit Malazias në Kosovë etj.
Në fund të kësaj mbledhjeje anëtarët e Komisionit njëzëri u pajtuan që Ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë mjaft të mirë, por implementimi i tyre në jetën e përditshme nuk është në nivel të duhur dhe se këtë gjendje duhet përmirësuar.