Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 21.05.2010
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj, kryetar, u caktuan tre anëtarë të komisionit të cilët do të jenë pjesëmarrës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet më 16-20 qershor të këtij viti.
Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit që komisioni në fjalë të caktojë tre deputetë për vizitë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe këta anëtarë duhet të jenë nga radhët e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, anëtarët e komisionit u dakorduan që delegacioni të përbëhet nga deputetët: Nait Hasani, Gjylnaze Syla dhe Zylfi Merxha.
Në vijim të mbledhjes u shqyrtua edhe Projektligji për Komponentën rezervë të FSK-së. Me këtë rast, anëtarët e komisionit vlerësuan se projektligji në fjalë është i një rëndësie të veçantë dhe ka përmbajtje të mirë, por nuk munguan as vërejtjet rreth emërtimit të projektligjit dhe çështjeve teknike.
Komisioni ka përkrahur në parim këtë projektligji, me ç‘rast formoi grup punues për hartimin e rekomandimeve të Projektligjit për Komponentën rezervë të FSK-së.