Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 24.05.2010




Projektligji për Avokatin e Popullit mori sot mbështetjen e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me disa amendamente të propozuara nga grupi i punës dhe Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës.

Amendamentet iu nënshtruan një debati të gjerë ndërmjet anëtarëve të Komisionit, i cili u fokusua në numrin e zëvendëskryetarëve të Avokatit të Popullit dhe mënyrës së zgjedhjes së tyre, buxhetit të këtij institucioni etj.

Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, që u udhëhoq nga kryetari i Komisionit, Bahri Hyseni, u konstatua baza ligjore e amendamenteve në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore, të propozuara nga komisioni funksional.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi