Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
, 25.05.2010
Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, miratoi raportin final lidhur me Projektligjin për Përcaktimin e të Drejtave dhe Mbrojtjen e Topografisë së Qarqeve të Integruara, dhe të Projektligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetikë.
Kryetarja e komisionit, Myzejene Selmani, i njoftoi anëtarët e komisionit se raportet për këto Projektligje kanë kaluar edhe në komisionet tjera përkatëse. Andaj, miratimi i tyre edhe nga komisioni që ajo udhëheq do të mundësojë që këto Projektligje të procedohen në Kuvend sipas Rregullores së Punës.
Po ashtu, komisioni diskutoi edhe rreth Projektligjit për Inspektoratin e Tregut dhe Mbikëqyrjen Inspektuese.
Në lidhje me këtë, grupi punues paraqiti vërejtjet dhe rekomandimet e veta në formë amendamentesh.
Komisioni pasi që shqyrtoi amendamentet e grupit punues, vendosi që dhjetë nga amendamentet e propozuara të inkorporohen në Projektligj, ndërkaq amendamentet tjera të diskutohen edhe një herë mes grupit punues dhe Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.