Lajmet e fundit

Nga vizita e Komisionit për Integrime Evropiane në Estoni

, 25.05.2010




Delegacioni pesanëtarësh Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, realizoi një vizitë katërditore (nga 19- 22 maj 2010), në Talin të Estonisë .

Komisioni udhëtoj në Estoni me ftesë të Parlamentit Estonez dhe në organizim të OSBE-së. Anëtarët e Komisionit ishin të interesuar të mësonin nga përvojat dhe praktikat e institucioneve të Estonisë. Gjatë kësaj vizite është biseduar për çështje të bashkëpunimit dhe dialogu. Janë shkëmbyer përvojat dhe informatat lidhur me procesin e integrimit në Unionin Evropian. Është biseduar dhe për përgatitjet dhe reformat që duhen bërë nga parlamentet nacionale para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Komisioni është pritur nga kryetarja e Parlamentit të Estonisë znj. Enne Ergma e cila gjatë diskutimit prezantoj përvojat dhe praktikat nëpër cilat kishte kaluar Estonia gjatë procesit të integrimeve evropiane deri në anëtarësimin e plotë në Unionin Evropian. Komisioni është takuar edhe me disa anëtarë të Komisionit për çështje të BE-së, me znj.Lia Hani -Akademia për Qeverisje, kurse një darkë pune Komisioni ka pasur me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, z. Sven Mikser.

Komisioni pati takime në Qeverinë e Estonisë me z. Sten Hansen, zyrtar për informim, me znj.Malis Pukonen, zv.drejtoreshë e sekretariatit të BE-së dhe me z. Tonis Idarand drejtor i zyrës së Departamentit të politikave pranë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Takimin e fundit Komisioni e realizoi me Marti Lutsar zyrtar për Informim në Përfaqësinë e Komisionit Evropian (Shtëpia e Unionit Evropian).

Gjatë takimeve të realizuara u shkëmbyen përvojat dhe njohja me praktikat më të mira dhe me standardet evropiane në fushën që ka të bëjë me punën e Komisionit ishte vlerësuar si tepër e rëndësishme nga anëtarët e Komisionit.
Nga vizita e Komisionit për Integrime Evropiane në Estoni