Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
, 26.05.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, të kryesuar nga Hydajet Hyseni-Kaloshi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Informata për implementimin e obligimeve të Komisionit nga Plani i Veprimit lidhur me rekomandimet e Raportit të Progresit. Në këtë vështrim u tha se janë sendërtuar një varg nismash që kanë të bëjnë me harmonizimin e dispozitave ligjore, posaçërisht të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës, me praktikat më të mira parlamentare evropiane.