Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi kthehet nesër nga Kuvajti

, 27.05.2010




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka përfunduar vizitën zyrtare në shtetin e Kuvajtit, gjatë së cilës ka realizuar takime të rëndësishme me kryetarin e Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Shkëlqesinë së Tij, z. Jassim Mohammad Al-Kharafi, me kryeministrin e Kuvajtit, Shkëlqesinë e Tij Sheik Naser Al Mohammad-Al-Ahmad Al-Sabah, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit.

Kryeparlamentarin Krasniqi gjatë kësaj vizite e kanë shoqëruar anëtarët e Kryesisë së Kuvendit: Xhavit Haliti, Ibrahim Gashi dhe Naim Maloku, si dhe nga Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Delegacioni parlamentar i Kosovës kthehet nesër (e premte, më 28.5.2010) në Kosovë.

Arritja në Aeroportin e Prishtinës: në orën 13:30.

Do të ketë prononcim për mediet.
Kryeparlamentari  Krasniqi kthehet nesër nga Kuvajti