Lajmet e fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 27.05.2010
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që u udhëhoq nga anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, deputetët kanë debatuar rreth cenimit të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, pikë kjo që u fut në rend dite me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD). Kuvendi, me kërkesë të Komisionit për Buxhet dhe Financa, si pikë tjetër të rendit të ditës futi edhe ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për grant dhe kredi.
Kërkesën për futje në rend dite debatin rreth cenimit të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e shtetit serb, para deputetëve e prezantoi shefi i GP të LDD-së, Lulzim Zeneli, ndërsa mori mbështetjen grupeve të tjera parlamentare. Deputetja Besa Gaxherri, duke e arsyetuar këtë kërkesë, theksoi se gjendja në Kosovë është në eskalim dhe kërkohet respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në emër të LDD-së ajo kërkoi që në mënyrë institucionale të dilet me qëndrim unik për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Më pas Kuvendi i është nënshtruar një debati të gjerë ndërmjet përfaqësuesve të grupeve parlamentare, i cili ka variuar nga qëndrimi për ekzistimin e një strategjie të qartë qeveritare për veriun, deri të akuzat në adresë të institucioneve për tolerim të gjendjes aktuale atje.
Përfaqësuesit e partive në pozitë kanë vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka strategji të qartë për veriun dhe pakicat, përderisa qasja ndaj tyre do të jetë pa përdorimin e mjeteve të dhunës. Ata thanë se është qeveria aktuale ajo që ka hartuar strategji për këtë pjesë të Kosovës dhe ka filluar me ndërtimin e shtëpive dhe zhvillimin ekonomik. Sipas deputetëve të pozitës, pas luftës Kosova asnjëherë nuk e ka pasur nën kontroll atë pjesë të territorit, ndërsa duhet pasur parasysh që Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në dispozitat e saj kalimtare, të cilat e ligjësojnë praninë ndërkombëtare, i delegon asaj një pjesë të funksioneve që duhej t’i luanin institucionet e Kosovës.
Deputetë të opozitës, ndërkaq, theksuan domosdoshmërinë e marrjes së masave konform Kushtetutës, për të cilën thanë se duhet të zbatohet në tërë territorin e shtetit. Deputetët opozitarë potencuan se një pjesë e territorit të vendit është jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës, ndërkaq që vizitat e zyrtarëve politikë të Beogradit atje janë bërë të përditshme. Ata kërkuan që të kushtëzohen vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë me vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Luginë të Preshevës.
Kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën e tij para deputetëve, theksoi se sa i përket veriut, politika e Kosovës duhet të veprojë si tërësi dhe s’duhet ndarë në interesa dhe profile partiake. Thaçi tha se gjendja në atë pjesë të Kosovës nuk përbën për tu krenuar as vendorët e as angazhimet e komunitetit ndërkombëtar.
“Ne jemi këtu për t’i zgjidhur problemet dhe jo për të krijuar probleme të reja. Qeveria është duke punuar ngushtë me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë për të ecur përpara në zgjidhjen e problemit në veri”, u shpreh kryeministri i vendit, ndërsa shtoi se gjatë viteve 2008-2010 qeveria ka investuar në ndërtimin e shtëpive dhe kthimin e qytetarëve në veri, projekt ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Thaçi foli për sukseset në integrimin e komuniteteve pakicë edhe përmes zgjedhjeve të fundit lokale por të parat në Kosovën e pavarur, duke përmendur në këtë rast integrimin e serbëve në Shtërpcë, Kllokot, Graçanicë, etj., përmes të cilit është arritur shpërbërja e plotë ose minimizimi i strukturave paralele.
Ai tha se në veri është duke u punuar për strategjinë, me mbështetjen e plotë ndërkombëtare. Sa i përket sundimit të ligjit, korrupsionit, kontrabandës etj., kryeministri Thaçi tha se duhet t’i jepet drejtësisë mundësi dhe mbështetje të plotë unike nga i gjithë spektrit politik dhe institucional, në mënyrë që ajo të japë fjalën e vet për këto dukuri atje.
Pas debatit parlamentar, Kuvendi mori qëndrim, duke kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ndalojë aktivitetet të cilat zhvillohet në territorin e Republikës së Kosovës jashtë sistemit politik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, duke përfshirë: marrjen e masave për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Qeverisë së Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë, ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Republikës së Serbisë pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe hartimin e planit aksional në koordinim me faktorët e tjerë relevantë për zhbërjen e strukturave të pushtetit të Qeverisë së Republikës së Serbisë në veri të Republikës së Kosovës.
Në fillim të seancës, për herë të parë, sipas Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë ngritur çështje dhe kanë diskutuar gjatë kohës për deklarime jashtë rendit të ditës. Ndërkaq, pyetjeve të deputetëve iu janë përgjigjur: kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat Bujar Bukoshi, Mahir Yagcilar, Lutfi Zharku, Skënder Hyseni, Sasha Rashiq, Haki Demolli.
Në seancën e sotme deputetët i votuan Raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Programin e Qeverisë së Kosovës për Barazi Gjinore, përderisa debati rreth këtyre dy pikave kishte përfunduar në seancën e kaluar. Gjithashtu, u votua në parim edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, të cilin e prezantoi ministri i jashtëm, Skënder Hyseni.
Seanca vazhdon punimet nesër, në orën 10:00.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke demonstruar rolin kushtetues dhe vendosmërinë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit, në mbledhjen e mbajtur me dt. 27. 05. 2010, pas debatit parlamentar, merr këtë:
QËNDRIM
Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ndalojë aktivitetet të cilat zhvillohet në territorin e Republikës së Kosovës jashtë sistemit politik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, duke përfshirë:
• Marrjen e masave për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Qeverisë së Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë, ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Republikës së Serbisë pa lejen e Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe
• Hartimin e planit aksional në koordinim me faktorët e tjerë relevantë për zhbërjen e strukturave të pushtetit të Qeverisë së Republikës së Serbisë në veri të Republikës së Kosovës.