Lajmet e fundit

Deputeti Emrush Xhemajli priti delegacionin e Sindikatave Zvicerane

, 28.05.2010




Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Emrush Xhemajli, ka pritur sot një delegacion të Sindikatave Zvicerane (UNIA&SIT), i kryesuar nga Rita Schiavi, udhëheqëse e sindikatave UNIA, e në të cilin merrte pjesë edhe z. Ueli Leuenberger, anëtar i Parlamentit Zviceran dhe kryetar i Partisë së Gjelbër.

Deputeti Xhemajli ka biseduar me delegacionin zviceran për ndërprerjen e pensioneve shtetasve të Kosovës. Ai tha se i është drejtuar kryeministrit dhe ministrit të punës dhe mirëqenies sociale me pyetje parlamentare lidhur me këtë çështje dhe dëmet që u janë shkaktuar shtetasve kosovarë që u janë ndërprerë sigurimet shoqërore dhe dëmi që i shkaktohet buxhetit të Kosovës.

Delegacioni zviceran thanë se deri në arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së sigurimeve shoqërore janë duke negociura për arritjen e një zgjidhje të ndërmjetme, pasi që për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve Kosova duhet të plotësojë disa kushte.

Në përbërje të delegacionit të sindikalistëve zviceranë ishin edhe Rita Schiavi, udhëheqëse e sindikatave UNIA, Jean Michel Varcher, specialist në sindikatat SIT të Gjenevës, Ruzhdi Ibrahimi, specialist i sigurimeve shoqërore në UNIA, Shani Zekolli, sekretar sindikal në Sindikatën SIT në Gjenevë dhe Osman Osmani, sekretar i UNIA-s në sektorin për migracion.
Deputeti Emrush Xhemajli priti delegacionin e Sindikatave Zvicerane