Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor
, 01.06.2010
Me qëllim që sektori i ujërave dhe menaxhimi i mbeturinave të jetë sa më i mirë, komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Naser Rugova, kryetar i këtij Komisioni, në mbledhjen e sotme bëri rekomandimet për e Zyrën e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM).
Rekomandimet drejtuar ZRRUM-it nga komisioni ishin: të ushtroj ndikim të vazhdueshëm mbi bordet dhe menaxhimin e kompanive të ujit, të zvogëlojë humbjen e ujit, të ndalojë faturimin paushall, të bëjë ndarje proporcionale të ujit(reduktimet e barabarta) etj. Ndërkaq, në lidhje me përmirësimin e gjendjes në sektorin e mbeturinave, komisioni bëri rekomandime që kanë të bëjnë edhe me angazhimin e komunave në këtë fushë. Me këtë rast, anëtarët e komisionit rekomanduan që komunat të angazhohen më shumë që inspektorati komunal të jetë i angazhuar në luftimin e deponimeve të egra, të ndihmohen kompanitë në inkasimin e faturave të shërbimit përmes mekanizmit të administratës komunale( sidomos bizneset dhe institucionet).
Në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin punues që Projektligji për Mbrojtje të Natyrës të përgatitet për procedim të mëtutjeshëm.