Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 01.06.2010
Zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Raif Elezi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione tha se misioni i Ministrisë së Administratës të Pushtetit Lokal është avancimi i qeverisjes lokale me institucionet relevante. Kryetari i komisionit Ismet Beqiri pasi falënderoi Elezin për bashkëpunimin që ka treguar kjo ministri me komisionin e njoftoi atë për punën dhe angazhimin e tyre që janë duke bërë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit që treguan anëtarët e komisionit në lidhje me organizimin e kësaj ministrie e që ka të bëj me të drejtat e njeriut zv.ministri tha se: divizioni për të drejtat e njeriut në MAPL, në vazhdën e veprimeve të përbashkëta me organet komunale, e që ndërlidhen me avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ka iniciuar krijimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna. Më tej Elezi shtoi se, ekzistimi i këtyre njësive i përgjigjet nevojave për zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve të veprimit që aprovohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje Komisioni shqyrtoi edhe peticionin që ka të bëj me rastin e Burim dhe Arsim Ramadani dhe të Arben dhe Jeton Kiçina. Përkitazi me këtë komisioni nënshkruesve të peticionit i rekomandoj që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë mbledhje Komisioni shqyrtoi edhe peticionin që ka të bëj me rastin e Burim dhe Arsim Ramadani dhe të Arben dhe Jeton Kiçina. Përkitazi me këtë komisioni nënshkruesve të peticionit i rekomandoj që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.