Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu
, 04.06.2010
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë- Francë të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu. Me këtë rast u bisedua për marrëdhëniet e frytshme ndërmjet Francës dhe Kosovës, me përqendrim të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë së Francës. Gjatë takimit u bisedua posaçërisht rreth saktësimit të programit të vizitës në Kosovë të delegacionit të Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë të Asamblesë së Francës, vizitë kjo e cila do të prihet nga kryetari i këtij grupi, Kristian Menar. Vizita e parlamentarëve francezë do të bëhet në periudhën 14- 18 qershor të këtij viti. Anëtarët e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë do të takohen me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, me deputetë, posaçërisht me Grupin e Miqësisë Kosovë- Francë , ndërsa do të kenë edhe takime të tjera njohëse në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës.