Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në hapjen e Panairit të 12-të të Librit në Prishtinë
, 07.06.2010
Kosova ka një histori të veçantë dhe të dhembshme të librit, sikur edhe vetë historia e popullit të saj. Libri, bashkë me njerëzit ndiqej e digjej, ndalohej e falsifikohej, por qarkullonte fshehurazi dhe lexohej dorë më dorë. Me të brezat tanë jo vetëm iluminoheshin, por edhe edukoheshin, frymëzoheshin e mobilizoheshin në përpjekjet për liri dhe jetë dinjitoze.
Kështu tha sot në hapje të Panairit të 12-të të Librit në Prishtinë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. Duke i uruar dhe përgëzuar organizatorët e panairit, krijuesit dhe botuesit e librave, Krasniqi tha se ky panair do të jetë për një javë rresht fokusi i dashamirëve të librit, por edhe ftesa publike për vëmendje më të madhe për librin e kulturën në përgjithësi. Panairi jo vetëm prezanton librin, por e bën atë më të afërt dhe më të kapshëm për lexuesin.
“Gjatë gjithë historisë së tij libri ka qenë dhe mbetet ushqimi kryesor shpirtëror për shoqërinë dhe mjeti bazë për formimin arsimor, kulturor e profesional të njerëzve. Në Kosovën e lirë, janë krijuar kushte të reja për librin dhe përhapjen e tij, por veprimtaria botuese dhe çmimet e librit mbeten akoma tepër të shtrenjta për standardin kosovar të jetesës”, theksoi kreu i Kuvendit, duke shtuar se në mesin e shumë arsyeve, padyshim kjo do të jetë kryesorja, përse ka rënë përhapja e librit dhe lexueshmëria e tij në Kosovë.
Duke pasur parasysh gjendjen jo të mirë ekonomike të botuesve tanë, kryeparlamentari Krasniqi shtroi domosdoshmërinë e marrjes së një sërë hapave të cilët do të ndikonin në pasurimin e fondeve librare të bibliotekave, hartimin e librave të mirëfilltë për ndriçimin e mendjeve, edukimin estetik të qytetarëve dhe afrimin e lexuesit me librin.
“Do të dëshiroja që stendat e panaireve të librit te ne të mbushen çdo vit e më shumë me libra seriozë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të të gjitha fushave të dijes dhe të krijimtarisë, qoftë nga tradita apo aktualiteti. Libri është fuqia e ndërrimit të mendjes së njeriut dhe të shoqërisë, prandaj do trajtuar si të tillë”, u shpreh Krasniqi.
Kryeparlamentari përmendi miratimin nga Kuvendi të legjislacionit përkatës, në shërbim të librit dhe të krijimtarisë, të cilin është gati ta amendamentojë, në qoftë se nga kjo varet përmirësimi i pozitës së tyre shoqërore dhe ekonomike. Kryetari i Kuvendit të Kosovës mori pjesë edhe në prerjen e shiritit, me të cilin u shënua hapja e këtij panairi.