Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 03.06.2010
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, nën kryesinë e z. Petar Miletiq, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhje, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte implementimi i Ligjit për RTK-në.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNMIK-ut, të OSBE-së dhe të KDI-së, si dhe kryetari i Bordit të RTK-së, z. Rrahman Paçarizi dhe zëvendësja e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, zonjusha Anamari Repiq.
Në këtë mbledhje, duke folur për implementimin e Ligjit për RTK-në, zoti Paçarizi theksoi se me sinjal të RTK-së është i mbuluar 70% i territorit të Kosovës dhe se sinjal më të dobët kanë komunat Leposaviq, Zubin Potok, Shtërpce, Dragash, Kaçanik dhe Podujevë. Për këtë arsye, në bashkëpunim me ICO-në dhe KFOR-in, deri në fund të qershorit të këtij viti, në Golesh duhet të vendoset një antenë – rele e re që do ta përmirësojë mbulimin me sinjal të RTK-së, duke e ngrit në nivel të kënaqshëm. Në vazhdim të fjalës së tij, z. Paçarizi theksoi se RTK, si servis publik, emisionet përveç se në gjuhën shqipe, i përgatit edhe në gjuhët e komuniteteve, përkatësisht në gjuhën serbe, turke, boshnjake dhe rome. Sipas Ligjit për RTK-në, programi në gjuhët e komuniteteve, përkatësisht të popullatës jo shumicë duhet të jetë 15%, mirëpo deri më tani kjo përqindje ishte 13,5. Ndërkaq, pritet që së shpejti kjo të përmirësohet dhe të arrijë përqindjen që parashikohet sipas ligjit. Në fund, z. Paçarizi theksoi që, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, janë në vazhdim e sipër përgatitjet për hapjen e një kanali të ri në gjuhen serbe, në kuadër të RTK-së.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, anëtarët e Komisionit i paraqiten disa vrojtime të tyre lidhur me implementimin e Ligjit për RTK-në, para se gjithash rreth mospërmbushjes së përqindjes së emetimit në gjuhët e komuniteteve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, në profesionalizimin e punës së gazetarëve, në cilësinë e emisioneve të emetuara, të disa mangësive teknike etj.
Tutje, anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtejshëm të Projektligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, me raport të komisionit funksional – Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione, me amendamente, Projektligjit mbi financimin e subjekteve politike, me raport të komisionit funksional – Komisionit për Buxhet dhe Financa, me amendamente, të Projekt – kodit për drejtësi për të mitur, me raport të komisionit funksional – Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, të Projektligjit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujitjen e tokës bujqësore, me raport të komisionit funksional – Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente dhe Projektligjit për xeherore dhe minerale, me raport të komisionit funksional – Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente.