Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani
, 09.06.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani, me të cilin ka biseduar për rrjedhat politike në vend dhe rajon.
Kryeparlamentari Krasniqi theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës, që në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërshtetëror dhe institucional me Maqedoninë, të kihet parasysh edhe normalizimi i raporteve etnike në Maqedoni. Krasniqi ka theksuar edhe njëherë se mirëpret çdo iniciativë që është në të mirë të bashkëpunimit ndërpartiak të shqiptarëve në Maqedoni.
Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani, e njoftoi klryeparlamentarin Krasniqi për zhvillimet politike në Maqedoni dhe raportet ndërpartiake të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Ai, nder të tjera, ka theksuar se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të jenë të gatshme për një koordinim politik për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, si dhe implementimin në tërësi të Marrëveshjes së Ohrit.