Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 08.06.2010




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesoi z. Sadik Idrizi, kryetar Komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën, si pikë kryesore e rendit të ditës, ishin shqyrtimi i Projekt - propozimit për veprim i Kuvendit të Kosovës, nga Integrimet evropiane, si dhe formimi i Grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Punë.

Në mbledhjen e përmendur, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga OSBE-a, UNDP-a dhe KDI-a.

Në këtë mbledhje, pas diskutimit lidhur me Propozim-planin e veprimit të Kuvendit të republikës së Kosovës, për Integrime Evropiane, anëtarët e Komisionit u pajtuan që në mbledhjen e ardhshme të këtij Komisioni të ftohet ministri i Ministrisë për punë dhe Mirëqenie Sociale, i cili, para anëtarëve të Komisionit do të prezantojë atë se çfarë ka bërë kjo ministri, në fushën e përmbushjes së obligimeve të cilat dalin nga Plani i veprimit për Integrime Evropiane.

Në vazhdim të punës së Komisionit, është formuar edhe grupi punues prej 6 anëtarësh, i cili do të analizojë Projektligjin për punë, dhe më pastaj, i njëjti, do të dalë me Raportin e veprimit para anëtarëve të Komisionit.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale