Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 15.06.2010
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga z. Sadik Idriz- kryetar i Komisionit, sot mbajti mbledhje ku e shqyrtoi P/ligjin për prodhimet dhe pajisjet mjekësore.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komsionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, me në krye z. Ilir Tolaj- këshilltar i ministrit, pastaj përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar për Prodhimet Mjekësore, si dhe ata të OSBE-së, UNDP-së dhe KDI-së.
Në vazhdim, para se të diskutohej për pikën e sipërpërmendur, përfaqësuesit e Minsitrisë së Shëndetësisë, nga anëtarët e Komisionit kërkuan një javë afat shtesë që,si sponsorizues të këtij P/ligji, ta përgatisin sa më mirë që është e mundshme, dhe këtë në rend të parë sipas direktivave të Bashkësisë Evropiane, dhe në vazhdim të mbledhjes u vendos që, grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në afatin prej një jave, të mbajnë një mbledhje të përbashkët për harmonizimin e amendamenteve për këtë P/ligj, dhe në mbledhjen e ardhshme të dalin me Raportin përfundimtar për P/ligjin për prodhimet dhe pajisjet mjekësore.