Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
, 15.06.2010
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga zëvendëskryetari i parë, Naim Maloku, përkrahu rekomandimin lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e natyrës dhe caktoi grupin punues rreth Projektligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Ndërkaq, vlerësoi se propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit për Planifikim Hapësinor, nuk i përket përgjegjësive të tij.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe rreth vizitës që anëtarë të këtij Komisioni do t’i bëjnë Brukselit, e cila u konfirmua për javën e ardhshme.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe rreth vizitës që anëtarë të këtij Komisioni do t’i bëjnë Brukselit, e cila u konfirmua për javën e ardhshme.