Lajmet e fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 15.06.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të cilin e udhëhoqi kryetari i këtij komisioni, Haki Shatri, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar pasqyrat e audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2009, si dhe të pasqyrave financiare dhe i raportit të Auditorëve të Pavarur të RTK-së për vitin 2009.
Përfaqësues të Trustit të Kursimeve Pensionale theksuan se gjatë vitit 2009 përformanca e Trustit ka qenë relativisht e mirë. Gjatë këtij viti Trusti ka realizuar një kthim prej 14.1 për qind dhe në këtë mënyrë është bërë një perfomancë më e mirë e kthimit të investimeve pas krizës së madhe të muajit shkurt të vitit 2008.
Sipas këtyre përfaqësuesve, Trusti ka ulur tarifat menaxhuese, duke sqaruar tutje se për vitin 2010 kanë filluar të ndërmirren hapa konkret për aprovimin e strategjisë për vitin 2010, e cila aktualisht është duke u respektuar në procesin e investimeve të mjeteve të grumbulluara nga kontribuesit.
Duke e mbështetur raportin në fjalë, anëtarët e komisionit u dakorduan që Trusti i Kursimeve Pensionale të sjell formën e materialit të këtij raporti në komision, në mënyrë që mos të ketë dilema nëse pasqyrat e audituara janë produkt i këtij institucioni apo të vet auditorit gjeneral.
Në këtë mënyrë komisioni do të mund t’i rekomandojë Kryesisë së Kuvendit që materialin në fjalë dhe pasqyrat e audituara t’i procedojë më tej.
Tutje, anëtarët e Komisionit shqyrtuan edhe pasqyrat financiare dhe raportin e Auditorëve të Pavarur të RTK-së për vitin 2009.
Sipas përfaqësuesve të RTK-së, raporti i kompanisë që ka bërë auditimin e pasqyrave financiare të RTK-së, ka konstatuar se pasqyrat fiananciare janë paraqitur në mënyrë të drejtë, mirëpo shqetësuese për ta mbetet fakti që raporti i auditorit të përgjithshëm nuk është marrë më çështjen që është marrë auditori i pavarur dhe çështja e pasqyrave financiare nuk është trajtuar në raportin e auditorit të pavarur, por është trajtuar vetëm çështja e implementimit të rekomandimeve nga viti 2008 në vitin 2009, theksuan përfaqësues të RTK-së.
Sa i përket pasqyrave financiare dhe i raportit të Auditorëve të Pavarur të RTK-së për vitin 2009, anëtarët e komisionit e përkrahën atë, mirëpo kërkuan nga përfaqësues të RTK-së që në Kuvend ta sjellin edhe raportin e peformancës brenda një afati kohor.