Lajmet e fundit
U nënshkrua në Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë
, 24.06.2010
Sot në Lubjanë është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë. Në dokumentin e nënshkruar nga sekretarët e të dy kuvendeve, Ismet Krasniqi dhe Mojca Prelesnik thuhet:
Janari i vitit 2008 shënoi përfundimin e Projektit të AER-it “Mbështetja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, në bazë të së cilës Assemblee nacionale e Francës, Bundestagu gjerman, Kuvendi Kombëtar i Sllovenisë, Chambre des Representants e Belgjikës dhe Instituti Francez në Paris la Defense, kanë vepruar si Konzorcium për të mbështetur Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Brenda kornizës së Projektit, ekspertët nga Asambleja Nacionale e Sllovenisë kanë hartuar disa propozime që lidhen me buxhetin dhe menaxhimin financiar, bibliotekën dhe arkivin, dokumentacionin dhe regjistrimin e postës, dhe mbi të gjitha organizimin e një administrate të qëndrueshme dhe të pavarur si kusht jetik për kualitetin e çdo kuvendi parlamentar.
Si rezultat i implementimit të Projektit dhe bashkëpunimit të mirë në nivel bilateral, është arritur përparim i dukshëm në vitet e kaluara.
Pas përfundimit të këtij Projekti, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Kuvendi Kombëtar i Republikës së Sllovenisë u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në suaza bilaterale.
Sekretarët e Përgjithshëm të Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë plotësisht të vetëdijshëm se Projekti “Mbështetja e mëtejme Kuvendit të Kosovës”, sado i suksesshëm të ketë qenë, nuk iu ka përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe as nuk i ka zgjedhur të gjitha problemet, dhe gjithsesi Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ballafaqohet me sfida të reja në muajt e ardhshëm.
Prandaj, të dy palët janë të pajtimit për të ruajtur kontaktin në mes të dy administratave të tyre dhe të ri-konfirmojnë gatishmërinë e tyre për shkëmbimin e ekspertëve, në baza bilatelare dhe brenda një kornize të re, mundësisht me ndihmën financiare të pjesëmarrësve tjerë dhe në bashkëpunim me ish anëtarët e Konzorciumit.
Kjo marrëveshje nuk përfshin detyrime financiare nga asnjëra palë nënshkruese e këtij memorandumi.
Bashkëpunimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2010.