Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mban konferencë me gazetarë

, 24.06.2010




Kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, do të mbajë të premten, më 25.6.2010, një konferencë me gazetarë lidhur me takimin e sivjetmë ndërparlamentar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i mbajtur gjatë dy ditëve të shuara në Bruksel të Belgjikës.

Kryeparlamentari Krasniqi dhe delegacioni, të cilin e ka kryesuar, kanë prezantuar para europarlamentarëve të arriturat e Kosovës gjatë një viti, sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë gjatë këtyre proceseve, si dhe objektivat për të ardhmen.

Vendi: Holli i kabinetit të kryeparlamentarit

Koha: 9:45
Kryeparlamentari Krasniqi mban konferencë me gazetarë