Lajmet e fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 30.06.2010
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetari i komisionit, Haki Shatri, nuk shqyrtoi Raportin e Auditimit për Menaxhimin Financiar të Ngrohtores “Termokos Prishtina”, për vitin 2009.
Meqenëse ishte planifikuar që gjatë ditës së sotme të mbahej dëgjim publik lidhur me raportin në fjalë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të “Termokos Prishtina”, përfaqësues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, si dhe përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, disa nga anëtarët e komisionit kërkuan që ky raport të mos shqyrtohet sot, meqë ata shpalosën disa vërejtje rreth ekipit që ka udhëhequr auditimin në këtë ndërmarrje.
Anëtarë të Komisionit kërkuan nga ZAP-i që të përgatis një raport tjetër të auditimit, me një ekip tjetër, lidhur me pasqyrat financiare të Termokos-it, dhe në muajin korrik të mbahet dëgjim publik lidhur me këtë çështje.