Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim dënon sulmin ndaj kryetarit të Komisionit, z. Miletic

, 05.07.2010




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur me datën 05. 07. 2010, pas marrjes së informatës për tentim-atentat ndaj deputetit të Republikës së Kosovës, Petar Miletic, del me këtë:

                       Reagim

- Tentim-vrasjen ndaj z. Petar Miletic, kryetar i Grupit Parlamentar të SLS-së dhe kryetar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, e konsiderojmë akt terrorist ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit në përgjithësi;

- Anëtarët e Komisionit shprehin shqetësimin e njëjtë edhe ndaj aktit terrorist që ka ndodhur para dy ditësh në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ku humbi jetën një mjek boshnjak dhe 11 persona të tjerë u plagosën;

- Me këtë rast kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga MPB-ja, si dhe Policia e EULEX-it, që të merren të gjitha masat për ndriçimin e rasteve dhe kryesit e veprave të dalin para organeve të drejtësisë;

- Anëtarët e Komisionit ndajnë dhembjen me familjarët, ndërsa z. Petar Miletic dhe të tjerëve iu dëshirojnë shërim sa më të shpejtë.