Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë

, 07.07.2010




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë (AKI), nën kryesimin e Gani Gecit, kryetar, sot mbajti mbledhjen e radhës.

Komisioni, duke analizuar punën që bie në fushë veprimtarinë e tij vlerësoi se, në harmoni me agjendën e paraparë të Komisionit janë realizuar po thuaj të gjitha objektivat e parapara për këtë sesion.

Duke konsideruar se AKI duhet raportuar në Komision për punën e sajë të gjashtë mujorit, Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftohet edhe drejtori i AKI-së.

Po ashtu, u vendos që në mbledhjen e radhës të jen përfaqësuesit e Qeverisë që të diskutojnë për Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë