Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 09.07.2010




Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari Bahri Hyseni, ka shqyrtuar pesë projektligje dhe ka konstatuar bazën ligjore të tyre.

Komisioni ka proceduar për shqyrtim të mëtutjeshëm këto projektligje, me raporte të komisioneve funksionale: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Projektligjin për administratën tatimore dhe procedurat, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, Projektligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe atë për grevat.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi