Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 13.07.2010




Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme diskutoi rreth peticionit për rastin Kiçina.

Pas një debati të gjerë në lidhje me këtë rast, Komisioni vlerësoi se peticioni i plotëson të gjitha kushtet formalojuridike për tu diskutuar në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i komisionit Fatmir Rexhepi tha se, Kryesia e Kuvendit është autoriteti që vendos se a duhet të radhitet në rend dite për të diskutuar për rastin Kiçina në seancë plenare ose jo.

Komisioni i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit që rasti Kiçina të radhitet si pikë e veçantë e rendit të ditës, ngase ligjërisht i plotëson kriteret që të diskutohet edhe në Kuvend.

Komisioni në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe amendamentet e disa Projektligjeve në aspektin e të drejtave të njeriut. Projektligjet e shqyrtuara e që i përkisnin kësaj fushe ishin: Projektligji për administratën shtetërore të Republikës se Kosovës, Projektligji për konfliktet administrative, Projektligji për komunitetin rezervë të Forcës së Sigurisë se Kosovës dhe Projektligji për gjykatat.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...