Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 09.07.2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të udhëhequr nga zonja Sanije Alijaj- nënkryetare e parë e Komisionit, u shqyrtuan tetë projektligje dhe atë: P/ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Buxhet e Financa, me amendamente; P/ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-112 për tatimin e normës së akcizës në Kosovë, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Buxhet e Financa, me amendamente; P/ligji për administratën tatimore dhe procedurat, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit përBuxhet e Financa, me amendamente; P/ligji për bankën qendrore të Republikës së Kosovës, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Buxhet e Financa, me amendamente; P/ligji për inspektoratin e tregut dhe mbikëqyrjen inspektuese, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente; P/ligji për kontestet administrative, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Administratën Publike, Pushtetin Lokal dhe Media, me amendamente; P/ligji për komponentën rezervë të forcës së sigurisë së Kosovës, me Raportin e komisionit funksional- Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, me amendamente; si dhe P/ligjin për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, me Raportin e komisionit funksional - Komisionit për Administratën Pulike, Pushtetin Lokal dhe Media, me amendamente.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit e përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre tetë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përndryshe, në fillim të kësaj mbledhje, anëtarët e Komisionit, me kërkesën e deputetit Enis Kervan, Ministrisë për Arsim, Shkencë e Teknologji ia adresuan një kërkesë ku kërkohet vazhdimi i pranimit të studentëve për këtë vit akademik, në programet mësimore në gjuhën turke e boshnjake pranë Universitetit të Prishtinës, që pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës të bëhet regjistrimi i studentëve edhe për këtë vit akademik dhe të ketë program studimi për master në drejtimin e Gjuhës dhe Letërsisë turke dhe t’i rekomandohet kësaj Ministrie për gjetjen e mundësive për vazhdimin e regjistrimit të studentëve të rinj, për vitin akademik 2010-2011, dhe këtë në Fakultetin e Edukimit në Pizren- Universiteti i Prishtinës , me programet në gjuhën turke e boshnjake.