Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së

, 14.07.2010




Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së, në mbledhjen e sotme të dejtuar nga Berim Ramosaj, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar realizimin e planit të punës për këtë seksion dhe planin për sesionin e ardhshëm.

Më këtë rast u mor vendim që disa aktivitete të Komisionit të parapara për seksionin pranveror, e që nuk janë realizuar, të barten në sesionin vjeshtor. Gjithashtu u vendos që në mbledhjen e ardhshme (të parë) të Komisionit të miratohet plani i punës për sesionin e ardhshëm, i cili do të jetë i plotësuar.

Komisioni i ka miratuar sot edhe nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit dhe Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me të cilën parashihet bashkëpunim në disa fusha.
Nga mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së