Lajmet e fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
, 15.07.2010
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar (një pjesë e seancës u udhëhoq nga anëtari i Kryesisë, Eqrem Kryeziu ), ka miratuar pesë projektligje.
Pas shterimit të pikës së diskutimeve jashtë rendit të ditës, në të cilën deputetët ngritën çështje dhe problematika të ndryshme, pyetjeve të deputetëve iu përgjigjën: kryeministri Thaçi, zëvendëskryeministri Kuçi, si dhe ministrat: Demolli, Yagcilar, Stavileci dhe Haziri.
Kryeministri Hashim Thaçi, duke e marrë fjalën, nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se më 22 korrik do të shpallet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka pohuar se institucionet e Kosovës po presin me optimizëm dhe me kujdes opinionin e GjND-së, duke u shprehur i bindur se ky opinion do të jetë në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, siç ka qenë në përputhje me këtë vullnet pavarësia e Kosovës, e koordinuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Kryeministri ka deklaruar se pas publikimit të opinionit të GjND-së do të ketë një fazë të re të forcimit të institucioneve të vendit, një fazë të re njohjeve dhe të procesit të integrimeve në BE dhe në NATO.
Thaçi i ka konfirmuar masat parandaluese që ka marrë Qeveria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e miratuar Projektligjin antimafia. Ai, ndërkaq, u është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve rreth akreditimit të institucioneve të larta shkollore të Kosovës, çështjen e studimeve në Fakultetin e Edukimit në Prizren, duke pohuar se më një tetor do të fillojë punën universiteti në këtë qytet.
Në vazhdim deputetë janë marrë me shqyrtimin e projektligjeve. Për herë të parë janë shqyrtuar pesë projektligje. Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor e ka prezantuar ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, kurse Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës e ka prezantuar ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Lufti Zharku, të cilat projektligje edhe janë miratuar në parim.
Me interesim të veçantë në Kuvend, ndërkaq, është pritur Projektligji për Prishtinën, të cilin e ka prezantuar ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati. Projektligji në fjalë parasheh mënyrë të veçantë të organizimit të kryeqytetit të Kosovës, me ca privilegje, të cilat nuk i gëzojnë qytete të tjera të Kosovës. Ferati ka shpjeguar se për model janë marrë ligje të ngjashme në Gjermani, Spanjë, Maqedoni etj. Pas debatit, ai ka dhënë shpjegime në vërejtjet e potencuara nga deputetët, të cilët edhe e miratuan në parim këtë projektligj. Deputetët miratuan edhe Projektligjin për ujërat e Kosovës, të cilin e prezantoi ministri Mahir Yagcilar. Kuvendi, në vazhdim, i dha përkrahje edhe Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, të prezantuar para deputetëve nga ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
U miratuan edhe Projektligji për komponentin rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ai për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, me amendamente të komisioneve funksionale.
Kuvendi në seancën e sotme përzgjodhi kompaninë e auditimit Gant Thorton (nga Prishtina), për të audituar pasqyrat financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, si dhe përkrahu propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për ndërrimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare.