Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mandate ...
, 16.07.2010
Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Hydajet Hyseni, kryetar, e ka shqyrtuar Planin e punës për periudhën e dytë të vitit 2010.
Fillimisht, Komision ka konstatuar se plan-programi i punës së tij për periudhën e parë të vitit 2010 është realizuar në tërësi dhe me sukses. Ndërkaq, për periudhën e dytë të vitit, përveç realizimit të programit të përcaktuar, Komisioni do ta pasurojë aktivitetin e tij edhe me tema dhe angazhime të tjera, siç janë: organizimi i takimeve të punës me përfaqësues të NDI-së, OSBE-së dhe të tjerë, hulumtimi dhe shfrytëzimi i praktikave të mira parlamentare të vendeve të ndryshme, nxjerrja e aktit për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, vlerësimi dhe nxjerrja e rekomandimeve për respektimin e procedurave dhe afateve, si dhe tema e detyra të tjera që mund të parashtrohen nga komisioni apo subjekte të tjera si kërkesa të nevojshme.