Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 20.07.2010
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, kanë shqyrtuar sot tri projektligje në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin evropian. Në këtë takim të drejtuar nga kryetarja e Komisionit, Zylfie Hundozi, është pohuar se Projektligji për financimin e subjekteve politike (me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së), nuk është në kundërshtim me aquis communitare dhe se i plotëson kushtet për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend. Në mbledhje është thënë se projektligji në fjalë është vonuar të amendamentohej sepse ishte kërkuar që në te të inkorporohej rregulla 5 e Këshillit të Evropës, për të përplotësuar kështu pakon e ligjeve të Kosovës kundër korrupsionit.
Pasi anëtari i Komisionit Arsim Bajrami e ka prezantuar raportin lidhur me përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së të Projektligjit për produktet dhe pajisjet medicinave (me amendamentet e Komisionit funksional). Është vlerësuar se edhe ky projektligj nuk është në kundërshtim me aquis communitare. I tillë është vlerësuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqatat tregtare, të cilat projektligje i propozohen Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Komisioni në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe raportin (e rregullt tremujor) lidhur me Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian për vitin 2010. Në Raport theksohen të arriturat, sfidat dhe ngecjet e legjislativit të vendit në raport me të gjeturat nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën. “Kuvendi i Kosovës ka adresuar plotësisht ose pjesërisht 35 nga 85 sfidat e Planit të Veprimit. Komisionet kanë raportuar në mënyrë të rregullt dhe kanë pasur bashkëpunim më të mirë me ministritë përkatëse, shumica prej të cilave kanë paraqitur raporte të detajizuara lidhur me sfidat e Planit të Veprimit”, është thënën takim.