Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 20.07.2010




Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, vendosi që në lidhje me moszbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit.

“Duke pasur parasysh se 84 vendimet e KPMK-së, ka kohë që nuk po gjejnë zbatim nga organet kompetente, i mbetet Kryetarit të Kuvendit që në harmoni me ligjin ta procedojë çështjen”, u tha në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fatmir Rexhepi, kryetar i Komisionit.

Në vazhdim, Komisioni diskutoi rreth Projektligjit për produktet dhe pajisjet medicinale dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare.

Komisioni vlerësoi se Projektligji, përkatësisht plotësimi i Ligjit janë në harmoni me të drejtat e njeriut, andaj i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit që të procedohen në Kuvend së bashku me amendamentet.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...