Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Mandate…

, 21.07.2010




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Hydajet Hyseni-Kaloshi, u diskutua për interpretimin dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Duke shqyrtuar praktikat parlamentare të Kuvendit të Kosovës, Komisioni vendosi që t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me rekomandimet që: neni 58 pika 2, 3 dhe 4 e Rregullores së Kuvendit, të rishikohet dhe të përmirësohet praktika e votimit të amendamenteve. Po ashtu, Komisioni kërkoi nga Kryesia e Kuvendit që të kujdeset për zbatimin e nenit 57 të Rregullores, i cili parasheh që nga leximi i parë i Projektligjit brenda dy muajve të bëhet edhe leximi i dytë, ngase jo rrallë ndodhë që të tejkalohen afatet e parapara sipas Rregullores.

Komisioni shqyrtoi edhe kërkesën e kryetarit të Lidhjes së Social-Demokratëve të Pavarur (LSDP), Zhiviç Ljubisha, për marrjen e mandatit deputetit Dragan Dimiç nga radhët e LSDP-së.

Në lidhje me këtë, Komisioni vlerësoi se vendimi i shkallës së parë marrë nga Gjykata Komunale e Vushtrrisë nuk është vendim i formës së prerë, andaj nuk mund të iniciohet procedurë për heqje mandati.
Nga mbledhja e komisionit për Mandate…