Lajmet e fundit
Nga konferenca për media e kryeparlamentarit Krasniqi
, 22.07.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, i kumtuar sot nga kryetari i kësaj gjykate, opinion ky i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Në një konferencë për media, kreu i Kuvendit theksoi se shprehja nga Gjykata Ndërkombëtare se deklarimi i pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, rikonfirmon edhe njëherë se deklarata e datës 17 shkurt 2008 që shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ishte një akt i udhëheqësve të popullit që pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës dhe që i përgjigjej thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Krasniqi ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë përkrahur Republikën e Kosovës në të gjitha proceset politike dhe sidomos në kontributin e tyre pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kreu i legjislativit të vendit ka shprehur gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë në të mirë të të dy popujve, të stabilitetit dhe prosperitetit politik, social e ekonomik të rajonit tonë.
“Fuqimisht i bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur akoma Republikën e Kosovës që ta njohin atë, duke shprehur bindjen që këto shtete do të gjejnë tek Republika e Kosovës një partner të sigurtë dhe të denjë të familjes së shteteve paqedashëse në botë”, u shpreh kryeparlamentari Krasniqi.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, i pari i Kuvendit theksoi se opinioni shumë i qartë i GJND-së, do t’iu ndihmojë të gjitha vendeve të botës, e në mënyrë të veçantë vendeve anëtare të BE-së, që ta përshpejtojnë njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Krasniqi theksoi se pas këtij akti, të gjitha palët duhet të dakordohen me opinionin këshilldhënës.
Kryeparlamentari konfirmoi se Kuvendi do ta nxjerrë një deklaratë rreth këtij opinioni.